Peci | Deklarimi i Kurtit kundër mediave të Kosovës do ta ketë hutuar edhe Sanchezin!

by engel

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti ku kërcënoi mediat në Kosovë. Peci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti nuk zgjodhi audiencën e duhur në New Jork.

“Kryeministri Kurti nuk e ka zgjedhur audiencen e duhur ne New York, dhe sidomos kryesuesin e socialisteve, Kryeministrin e Spanjes Pedro Sanchez për të thënë atë që e ka thënë aty!

Projektimi i qeverive të kaluara te Kosovës si “regjim i vjeter” thuajse fitorja VV të kishte ardhur përmes revolucionit, e jo me zgjedhje të lira, të cilat u pranuan menjëherë nga partitë tanimë opozitare, nuk i bënë nder as vendit dhe as qeverisë së tanishme. Për më tepër, zgjedhja e këtij tubimi për të sulmuar mediat në Kosovë nga New Yorku, me siguri se e ka lënë syhapur Sanchezin!”. – ka shkruar ai.

Ai ka treguar shembuj se si opozita dhe një pjesë e mediave spanjolle, për një kohë ia shqiptuan qëllimisht keq emrin kryeministrit Pedro Sanchez.

Kështu, Peci ka thënë se në vend që të kërkonte mbylljen e tyre, Sanchez e përqafoi këtë pseudonym dhe me këtë qasje, arriti të fitojë votues të rinj.

“Pse po e them kete? Opozita e djathte spanjolle dhe nje pjese e mediave per nje kohe mjaft te gjate e kane keqshqiptuar qellimisht emrin e kryeministrit Pedro Sanchez si “Perro Sanchez” – ne shqip “Qeni Sanchez”.

Ne vend se te kerkonte mbylljen e mediave dhe hapjen e lendeve ne gjykata, Kryeministri Sanchez e perqafoi kete pseudonim denigrues te opozites dhe mediave kundershtare, duke e be edhe nje meme “Perro Sanxe” apo Qeni Sanxe”. Me kete qasje ai arriti qe t’i beje per vete shumicen e votuesve te rinje spanjoll. Keshtu Sanchezi luftoi ne zgjedhet e pergjithshme ne vitin e kaluar, dhe u be perseri kryeminister, perkunder te gjitha gjasave per humbje! “

Në fund, ai ka ironizuar:

“Perndryshe, ne vijim te sukseseve ne politiken e jashtme, rekomandoj qe lobuesit ne Spanje t’ia rritni te ardhurat mujore ne 10,000 Euro”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023