Dy persona janë raportuar të zhdukur dje.
Babai në Viti ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
“PERSON I ZHDUKUR- Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkullkosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime.”
Ndërsa në Rahovec një nënë ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR- Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore.”