Don Lush Gjergji | Në Shën Jeronimin e shikoj vetëveten, popullin dhe kishen tonë

by engel

Në Biblioteken “Ernest Koliqi” e cila ndodhet në mjediset e Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të librit, Monsinjor Lush Gjergji promovoi librin e tij të rradhës të titulluar “Shën Jeronimi Ilir”.

Ceremoninë e promovimit të librit e hapi Ipeshkvi i Ipeshkvnisë së Kosovës Monsinjor Dodë Gjergji, e moderoi Don Fatmir Koliqi ndërsa një fjalë rasti pati Profesor Gjon Berisha i cili solli një histori biografike për figuren e Shën Jeronimit.

banner

Në fajeln e tij, Monsignjor Lush Gjergji tregoi arsyet përse kishte vendosur të shkruajë këtë libër, foli për rëndësinë e figurës së Shën Jeronimit si dhe foli me pak tone zhgënjyese për punën e vogël në përgjithësi ndaj figurës së Shën Jeronimit dhe të figurave tjera të rëndësisë së veçant për historinë, kulturën dhe trashegiminë kulturore Shqiptare, duke e vendosur theksin në personalitetin e Don Simon Filipaj.

Për Shën Jeronimin, Monsinjor Gjergji tha se ai ishte një eruditë i jashtëzakonshëm dhe njohës i shkëlqyer i filozofive Greke dhe Romake, ishte i dashuruar në Biblën të cilen e përkthej me shumë devotshmëri e profesionalizëm. Shën Jeronimi ishte i gjithanshëm dhe kultura e tij i ka dhënë një vulë kultures dhe qytetrimit perëndimor.

Po ta kishin popujt tjerë një figurë si Shën Jeronimi, do ta promovonin dhe do të përfitonin shumë më shumë dhe do të mburresshin shumë më tepër me veprat dhe kontributin e tij për civilizimin perëndimor që kemi sot. Ai e tha këtë duke aluduar se sot ne Shqiptarët nuk po e respektojnë sa duhet Ilirinë i së cilës jemi pasardhës. Ai rikujtoi se, sipas tij, ne me krenari themi se kemi qenë Ilir, por nuk e themi me zë se ne jemi pasardhës të Ilirëve, ne nuk e kemi këtë ndjenjë, tha Monsinjor Lush Gjergji.

Monsinjor Lush Gjergji tingëlloi në një far mase kritik në përgjithësi se Shën Jeronimit nuk është i nderuar dhe respektuar nga populli Shqiptar, Sipas burimeve të tija, në gjitha trojet shqiptare ekziston vetëm një kishë që i kushtohet Shën Jeronimit, kurse popujt tjerë e kanë respektuar shumë më shumë. Ai e mori shembull Italinë ku sipas tij, mbi 40 kisha, bazilika dhe katedrale i kushtohen Shën Jeronimit edhe pse ai nuk ishte Italian.

Sipas Monsinjor Lushit, mosnjohja e Shën Jeronimit është mosnjohja e vetëvetes, ndërsa mosnjohja e vetëvetes është vetëvrasje! Sepse sipas tij, duke mos njohur veprat dhe kontributin e Shën Jeronimit ne heqim dorë nga rrënjët dhe tradita. Ai tregoi se Shën Jeronimi kishte lënë dëshmi me shkrim në letrat e tija që kishte thënë “Unë Jeronimi Ilir….”, dhe këto letra gjenden në arkivin e shtëpisë botuese Cittanova në Itali, ku vetëm në vitin 2022 (përvjetori i vdekjes) janë të ribotuara mbi 60 vepra të Shën Jeronimit.

Rolin e jashtëzakonshëm të Shën Jeronimit e kam trajtuar në pesë shtylla të posaqme e ato janë: Përkthimi i Bibles dhe Vulgata, Komentimi i teksteve Biblike, 122 Letrat e Shën Jeronimit, 32 Korrespondenca që përmbledhen në një libër e krahasueshme me shkrimet e Ciceronit, Vepra e zgjedhur “Davidicus Illustrious” e cila është vepra më e rendësishme letrare dhe kishtare me jehonë globale në kohën e tij dhe shumë vepra tjera të shkruara nga dora e tij për tematika të ndryshme jetësore.

Shën Jeronimi sipas Monsinjor Lush Gjergjit mbetet shkrimtar i madh dhe i fundit i Latinishtes, ai është në rend të parë shkrimtar dhe letrar. Sipas shumë linguistëve, nga veprat dhe shkrimet e Shën Jeronimit ka qenë e mundur të nxiret një fjalor i përkryer i gjuhës Latine, tregoi Monsinjor Gjergji.

Libri i promovuar “Shën Jeronimi Ilir” mund të blihet në dyqanin e librit në Katedralen “Shën Tereza”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy