Në mbyllje të protestës së opozitës, e cila zgjati rreth 3 orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia e PD-së tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës
Noka tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile
“Regjimi narkos i tërbuar mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë
Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie teknike që ti afrojë vendit një qeveri teknike
Ne do të jemi në mosbindje civile”, tha Noka