Xhiroja e pestë: Bashkimi s’lëshon kreun, Trepça ngjitet e dyta, Peja zbret në vendin e gjashtë

by Nexhat

Kreu i tabelës në Superligën e Kosovës në basketboll mbetet i pandryshuar edhe pas javës së pestë, me Bashkimin që vazhdon të udhëheqë.

Skuadra prizrenase ka grumbulluar nëntë pikë nga pesë ndeshje, me bilanc prej katër fitoreve dhe një humbjeje, duke ruajtur pozitën e parë,

banner

Në vendin e dytë është ngjitur kampioni në fuqi, Trepça, e cila ka tri fitore dhe dy humbje, me tetë pikë të grumbulluara

Me pikë të njëjta, por me kosh-diferencë më të dobët, renditet Bora në pozitën e tretë,

Ylli i Suharekës mban vendin e katërt, po ashtu me tetë pikë, ndërsa Sigal Prishtina renditet e pesta me shtatë pikë.

Rënien më të dukshme në pjesën e sipërme të tabelës e ka pësuar Peja. Pas pozitës së katërt në javën paraprake, pejanët tani gjenden në vendin e gjashtë, me dy fitore dhe tri humbje.

Në dy pozitat e fundit janë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi, të cilat kanë nga gjashtë pikë, me nga një fitore në pesë ndeshje.

May be an image of text

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy