Prokuroria për bastisjen në ministrinë e Liburn Aliut: Janë dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës, e ka konfirmuar për  Express se sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI dhe për këtë janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Sipas tyre, ata dyshohen pwr veprat penale “shpërlarje e parasë” dhe për veprën penale “të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, kanë konfirmuar për Express nga Prokuroria Speciale e Kosovës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy