Al Hilal ka nisur bisedimet e para për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, gjatë kësaj vere.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, përmes degës zvicerane të Sky Sports, klubi saudit e ka identifikuar fituesin e “Topit të Artë” si objektivin kryesor të merkatos, në përpjekje për të bërë një tjetër goditje të madhe.
Pas transferimit të Crysencio Summerville nga West Ham United, Al Hilal synon ta forcojë edhe më shumë repartin ofensiv me reprezentuesin francez.
Raportohet se tashmë kanë nisur diskutimet fillestare me përfaqësuesit e Dembele për një transferim të mundshëm.
Megjithatë, Paris Saint-Germaini nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. 28-vjeçari është shndërruar në liderin e repartit ofensiv të Luis Enriques dhe mbetet pjesë kyçe e planeve të kampionëve të Francës.
Për këtë arsye, PSG është e vendosur ta mbajë Dembelen në Paris dhe synon t’i ofrojë atij një kontratë të re.

