Kurti – kryetarëve të komunave: Të angazhohemi bashkërisht për arsimin dual, punët e mbara t’i vazhdojmë

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti po mban takim me kryetarët e komunave.

Në fillim të këtij takimi, ai përmendi edukimin e gjeneratave të reja përmes arsimit dual.

banner

Kurti tha se “sot i kemi 12 profile me mbi 2500 nxënës”, ndërsa iu kërkoi kryetarëve të komunave rritjen e numrit të nxënësve, profileve dhe shkollave.

“Ju inkurajoj të gjithëve që e keni tashmë mësimin dual, ta rrisim bashkërisht numrin e nxënësve, numrin e profileve, numrin e shkollave, ndërkaq ju të nderuar kryetarë e nënkryetarë të komunave që nuk e keni ende sistemin e arsimit dual, është mirë që sa më parë të fillojmë një bashkëbisedim që ai të vendoset edhe aty ku ende nuk është”, tha ai.

Kurti kërkoi që “punët e mbara t’i vazhdojmë”, ndërsa tha se Qeveria do t’u ndihmojë komunave.

“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar e për t’ju përkrahur, andaj edhe për këtë le ta intensifikojmë dialogun e bashkëpunimin”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy