Anton Quni i flet Dimal Bashës për punët e ushtrisë: Je i papërgatitur, ke nevojë për kurs bazik

by Nexhat

Në Komisionin për Siguri ku po raporton ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është ngritur si shqetësim edhe largimi i ushtarëve nga FSK-ja. Deputeti Dimal Basha në fjalën e tij ka thënë se shifrat e atyre që largohen është 3 % dhe sipas tij kjo është më e ulëta në rajon,

Madje Basha ka bërë edhe një krahasim mes Kosovës dhe SHBA-së duke thënë se në Amerikë ka më shumë largime të ushtarëve sesa në Kosovë.

Pas kësaj, fjalën e ka marrë ish-ministri i FSK-së, Anton Quni, duke ia kontestuar krahasimin që Basha bëri mes Kosovës dhe SHBA-së.  Quni në fjalën e tij në Komision ka thënë se deputeti Dimal Basha ka nevojë për kurse bazike që lidhen me ushtrinë meqë është i papërgatitur për këtë fushë.

Quni ka treguar se si brenda këtyre viteve ka rënë interesimi i të rinjve për t’iu bashkuar ushtrisë.

“E kuptoj që për ty s’është shqetësuese, sepse s’je i përgatitur Dimal. Duhet me të dërgua në kursin bazik të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka thënë Quni.

Pastaj Quni ka vazhduar fjalën e tij duke iu drejtuar deputetit Basha më fjalët “Dëgjo Dimal…”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy