209 këshilltarë lokalë të LDK-së mblidhen nesër për unifikimin e politikave lokale të kësaj partie

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se nesër në ora 17:30 do të zhvillojë një takim  konstituiv me 209 këshilltarët lokal të LDK-së.

Kjo ngjarje pritet të unifikojë politikat lokale të LDK-së, siç thuhet në njoftim.

Aty pritet të mbajë fjalim edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku pastaj forumi do t’i vazhdojë punimet.

“Nesër (e mërkurë), më datë 9 tetor 2024, në orën 17:30, mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje ka të 209 këshilltarët lokal të LDK-së si dhe synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor. Siç kemi njoftuar edhe mediet dhe publikun Forumi është themeluar me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së LDK-së. Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, dr. Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Forumi t’i vazhdojë punimet”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy