Ish-zonja e parë e ShBA-së, Melania Trump, ka publikuar një libër kujtimesh në të cilin ndër të tjera ka folur edhe për edukimin e saj dhe ka kujtuar edhe detajet se kur UDBA-ja ka hyrë në shtëpinë e familjes së saj.
Në librin “Melania”, i cili u botua të martën, ajo e ka portretizuar si të lumtur rritjen e saj në fshatin e vogël Sevnicë të Sllovenisë, ku ka filluar modelingun në moshën gjashtë vjeçare dhe ka udhëtuar nëpër Evropë me familjen e saj
Nëna e saj Amalia, një rrobaqepëse e rritur në një fermë qepësh, dhe babai i saj, shitësi i makinave, Viktori, do ta çonin atë dhe motrën Ines në koncertet e Elton John dhe Tina Turner për ta bërë atë të ndihej më “e lidhur” me vendet fqinje të Italisë dhe Austrisë.
New York Post:
Melania Trump gives intimate portrait of her marriage, slams FBI raid and reveals anguish over assassination attempt in memoir https://trib.al/H6wHJi1