Raportohet se është sulmuar ish- lideri i Listës Srpska Goran Rakiq

by Nexhat

Ekonomia Online, duke u thirrur në burime të veta, raporton se mbrëmë në rreth orës 02:30, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është sulmuar brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai ka marrë lëndime në dorë dhe në kokë.

Sipas EO’së, rasti ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se s’kanë informacione.

“Nuk mund ta konfirmojnë një gjë të tillë, s’kemi pasur ankesa deri tani”, tha ai.

Mirëpo EO raporton se rasti nuk është raportuar në Polici dhe se po tentohet të mbahet i fshehur.

Rakiq ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri. Sipas burimeve të EO’së kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

EO shkruan se kjo dyshohet ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radojiçiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy