Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi Kombeve të Bashkuara të dielën që të evakuojnë trupat në forcën e saj paqeruajtëse Unifil nga zonat luftarake në Liban, raporton The Guardian.
Netanyahu tha se ushtria i ka kërkuar OKB-së që t’i uvakuojë ushtarët në mënyrë të përsëritur, duke shtuar se prania e tyre në zonë i bëri ata pengje të Hezbollahut.
Në fillim të kësaj jave, trupat izraelite qëlluan mbi selinë e OKB-së në Libanin jugor, duke plagosur dy paqeruajtës për herë të dytë në po aq ditë.
Të shtunën, u raportua nga Kombet e Bashkuara se një tjetër paqeruajtës u plagos nga të shtënat me armë në jug të vendit.