Krasniqi u bën thirrje bashkëpartiakëve për bashkim e mobilizim: PDK e gatshme për fitore të reja

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar në Facebook një video nga shënimi i 25-vjetorit të themelimit të partisë ditë më parë.

Në një pjesë të fjalimit të tij, Krasniqi thotë se partia që ai drejton është histori e jashëtzakonshme e kontributit dhe sakfricës për Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i PDK-së përmendi paraardhësit e tij në parti, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Partia Demokratike e Kosovës është një histori e jashtëzakonshme e dashurisë, sakfriciës dhe kontributit për Kosovën. Të gjithë që sot jeni prezent këtu, jeni trashëgimtar të kësaj historie, të kësaj ëndrre, të ëndrrës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit”

“Sa herë Kosova është në dhembje, unë dhe ju e dimë që ky është një kushtrim për PDK-në , një thirrje e painjorueshme për bashkim, veprim e mobilizim”, thotë Krasniqi në fjalimin e tij.

Në përshkrimin e videos, Krasniiq thotë se PDK-ja është e gatshme për fitore.

“PDK është gati për fitore të reja dhe do ta bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy