Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pasi u prit në Berlin nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”.
“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor) së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.
“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti
Albin Kurti/We have worked hard to make this year’s summit of the Berlin Process a success. For a decade, it has played a key role in keeping the WB6 together and bringing it closer to the EU. I look forward to the discussions and deliverables. #BerlinProcess10