Ministria e Mbrojtjes ka kumtuar se pretendimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për lëvizjen e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën “janë vazhdimësi e fushatës dezinformuese” të drejtuar kundër forcave të sigurisë serbe.
Kurti dy ditë më parë e ka akuzuar ushtrinë serbe në Facebook se ajo është 50 metra larg kufirit me Kosovën, por se ushtarët sapo janë vërejtur kanë ikur dhe ka shtuar se bëhet fjalë për nxitje të tensioneve.
Ai ka publikuar disa foto ku shihet një automjet ushtarak, si dhe disa persona me uniforma ushtarake dhe ka dhënë edhe koordinatat e vendndodhjes ku ka ndodhur.
Ministria e mbrojtjes serbe ka pretenduar se “postimi në rrjetin social tregon se pjesëtarët e ushtrisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore kryejnë detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative dhe kontrollin e zonës tokësore të sigurisë, në përputhje me marrëveshjen Ushtarako-Teknike dhe të gjitha marrëveshjet të tjera”.
“Forcat e sigurisë që përmend Kurti në media, të cilët kanë rënë në kontakt me pjesëtarët e forcave të ushtrisë serbe në lokacionin e përmendur, në fakt janë kontrabandistët të pyjeve të prera ilegalisht në territorin e Serbisë. Organet e sigurisë së “vijës administrative”, kanë ndërprerë veprimtarinë e paligjshme të bartjes së lëndëve të drurit në Kosovë, me ç ‘rast hajnat e druve kanë ikur në Kosovë, dhe automjetet e gjetura të përdorura për këtë veprimtari kriminale iu dorëzuar pjesëtarëve të Ministrisë së brendshme serbe”, ka pretenduar Ministria serbe e mbrojtes.