Berisha: Kurti s’e mbajti premtimin për shërbim të detyrueshëm ushtarak, s’arriti të sigurojë bukë për ushtrinë

by Nexhat

Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit në FSK, ka thënë se kryeministri Kurti për efekte elektorale kishte premtuar shërbim të detyrueshëm ushtarak, por sipas tij, ai nuk arriti ta sigurojë bukën për ushtarët e FSK’së.

“Albin Kurti, për efekte elektorale, premtoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë, por ai nuk arriti të krijojë kapacitete që të sigurojë bukën për ushtrinë që e kemi krijuar. Ky është mashtrimi i madh i Albin Kurtit”, tha Berisha.

“Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK’së është sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy