Haradinaj për Kurtin: Spiun i Serbisë e tradhtar është ai që e lë ushtrinë e vet pa bukë

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK, ka thënë se sot është dashur të flitet për planin 10 vjeçar, teknikën dhe gjërat tjera që i duhen ushtrisë, por për diçka që është logjistike.

Haradinaj ka thënë se në kohën e UÇK’së ushqimi është bartur në krahë.

“Edhe ne në kohën e luftës në UÇK, situatën e logjistikës, ushqimit, veshmbathjeve e kemi zgjidhur në mënyrë që kemi ditur, duke e bartur shumë herë në krah ushqimin. Ushtari i Kosovës, por edhe polici, nuk ka shku aty për ushqimin aty, për pagën, për kushtet,  ai është në gjendje me dhënë nga racioni i vet për secilin qytetar. Ai ka shku me shërby deri në frymën e fundit të jetës së vet, sepse ai/ajo e ka nda mendjen”, tha ai.

Ai vazhdoi duke pyetur për qeverinë dhe kryeministrin.

Haradinaj shtoi se angazhimi i tërë ditor i kryeministrit Kurti “është mashtrim”.

“Po qeveria jonë si është, si është kryeministri? Kur në këtë foltore herët i kanë thënë mashtrues, shumica prej neve kanë mendu që buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem, angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, ai në mënyrë sistematike vazhdon me dobësu vendin që e udhëheq, me i dobësu shtyllat jetike, shtyllat e sigurisë. Ai godet pamëshirshëm Policinë, AKI’në, ushtrinë dhe atë në mënyrat më të ulëta të mundshme”, ka shtuar ai.

Ai ka përsëritur akuzën se Kurti është “spiun i Serbisë”.

“Kur një ditë këtu i kam thënë që është spiun i Serbisë, po është spiun i Serbisë, po, është tradhtar ai që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Çka tjetër me i thënë këtij njeri? E ka lënë ushtrinë e vet pa bukë ky njeri. Pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij e nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet?”

“I ka lënë pa transport, i ka lënë pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër, mbrrini me i lënë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shihni se çka jeni tu bë, po e mbroni një njeri që mbrrini edhe ushtrinë me lënë pa bukë. Besomni nuk i them këto me ndonjë dëshirë të madhe se na jemi  të gjithë të këtij vendi. Nëse para 6 vjete ke mbrri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë ushtrinë tonë, që po e nisim rrugën tonë drejt NATO’s, me ardhë sot këtu me diskutu se na i ka lënë ushtarët pa bukë Albin Kurti. Po po bre, spiun është, spiun i Serbisë është, agjent i tyre, njeri i tyre, përndryshe se kish lënë gjendjen kurrë kështu.”

“Ne duhet me ndrru këtë qeveri, Aleanca do ta ndihmojë ndryshimin sepse e dimë që është interes kombëtar”, tha ai në fund.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy