Gjoshi i PDK-së publikon një deklaratë të Kurtit në 2017-ën, thoshte se FSK s’plotësojnë as figurën e një xhandarmërie e lëre më të jenë ushtri

by Nexhat

Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se “me e ndalë hajninë s’është luftë hibride”.

Në Facebook, ai ka publikuar një video të vitit 2017, në kohën kur Albin Kurti ishte veç kryetar i Vetëvendosjes, e që sipas Gjoshit aty dëshmohet pikërisht lufta hibride e Kurtit ndaj Ushtrisë së Kosovës, në periudhën kur po shndërrohej nga FSK në Ushtri.

“Duket se më kollaj ka qenë të bëhet ushtri, TMK-ja, që ishin pasardhëse të UÇK-së, sesa tash FSK të shndërrohet në një të tillë. Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk e plotësojnë as figurën e një xhandarmërie e lëre më të jenë ushtri. Po të ishte me tender, Qeveria e Kosovës do ta bënte deri më tash. Po të ishte ushtria çështje partiake edhe do të kryhej, po të ishte çështje tenderi edhe do të fitohej. Mirëpo ushtria është e shtetit, e popullit, ndaj s’po bëhet me këtë qeveri të korruptuar”, thotë Kurti në një paraqitje të vitit 2017 në televizionin Ora.

Për Betim Gjoshin e PDK-së, është vetë Kurti dhe LVV-ja të vetmit që kanë zhvilluar luftë hibride kundër shtetit të Kosovës dhe Ushtrisë.

“Njeriu i vetëm dhe partia e vetme që kanë zhvilluar luftë hibride kundër shtetit të Kosoës dhe kundër Ushtrisë së Kosovës janë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvedosje”, shkruan ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy