Zyrtari i Qeverisë thotë se s’ka raporte me Dejona Mihalin, përveç ndonjë përshëndetjeje

by Nexhat

Zëvendësministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, nuk i kujtohet kur ka komunikuar për herë të fundit me koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Vokrri ka mohuar të ketë raporte të këqija me të por ka thënë se përveç ndonjë përshëndetjeje të shkurtër nuk kanë komunikim më shumë

“Po e them ndoshta pak me eufemizëm, jam prej atyre që ka raporte më të mira më gjithë pjesën të LVV-së sesa me zonjën Mihali. Nuk po them se nuk kam raporte të mira ose të këqija, por nuk më kujtohet kur e kam pasur komunikimin e fundit me të përveç ndoshta një përshëndetje e shkurtër”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1.

I pyetur nga analisti Visar Xani nëse ka pasur përfshirje të Mihalit në heqjen dorë të tij nga drejtimi i degës së Prishtinës dhe emërimin më pas si zëvendësminstër në MAPL, Vokrri ka pranuar të ketë pasur përfshirje të saj edhe pse jo drejtpërdrejtë, pasi sipas tij ajo e ka ditur paraprakisht përgjigjen e tij.

“Ka pasur përfshirje të zonjës Mihali dhe jo në komunikim me mua do të thotë ka qenë komunikimi me dikë tjetër, sepse me gjasë e ka ditur që nëse komunikon me mua e din avans përgjigjen time dhe tash nëse e hulumtoj në memorien time se kur e kam pasur një komunikim më serioz me të mbase ka qenë në 2017 ose 2018”, ka shtuar Vokrri.

Ndryshe, të hënën u publikuan disa mesazhe të shkëmbyera mes koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqi, ku bisedonin për përfshirjen e ambasdorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj, në aktivitete të dyshimta financiare me kompaninë GEN.

Sipas këtyre mesazheve, kur Mihali e informon për lajmin se Martin Berishaj akuzohej për përfitime milionëshe nga kompania GEN, Nagip Krasniqi thotë se është “pak a shumë e vërtetë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy