Bajrami: RTK nuk e transmeton drejtpërdrejt seancën, kjo është kapje e institucioneve

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Bajrami, përmes një fotografie të publikuar në Facebook e ka vlerësuar si “kapje e institucioneve” nga Qeveria.

banner

“Të nderuar qytetarë të këtij vendi,

Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet senacë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje.

Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy