FT: Izraeli thotë se mund të ketë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar

by Nexhat

Izraeli tha të enjten se mund të ketë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, arkitektin e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, siç shkruan Financial Times.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se po ekzaminojnë mundësinë që Sinwar të ishte një nga tre militantët që vrau “gjatë operacioneve të IDF në Gaza”.

“IDF dhe [agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet] po kontrollojnë mundësinë që njëri nga terroristët të ishte Yahya Sinwar”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

“Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se nuk kishte shenja të pengjeve izraelite në ndërtesën ku u vranë militantët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy