Visar Azemi për vizitën te familja Çerkini: Zaskoku dhe fshatrat tjera të Ferizajt shtylla të rëndësishme të përkrahjes së LDK’së

by Nexhat

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar të enjten në Facebook për vizitën të familja Çerkini në Zaskoku të Ferizajt, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Zaskoku dhe fshatrat tjera të Ferizajt shtylla të rëndësishme të përkrahjes së LDK’së.

“Bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, vizituam fshatin Zaskok të Ferizajit dhe takuam figura të shquara që për dekada kanë dhënë gjithçka për Kosovën dhe LDK-në. U pritëm nga z. Ismet Çerkini, i cili ishte pjesë e grupit të parë të formacioneve të armatosura për çlirimin e Kosovës, krah për krah me emra si Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha e Salih Çekaj. Kontributi i tij shtrihet përtej viteve të luftës; si drejtor shkolle dhe në shërbimet publike të Ferizajit, ai ka shërbyer me një përkushtim të rrallë ndaj komunitetit”.

“Fshati Zaskok dhe fshatrat tjera të Ferizajit, mbeten shtylla të rëndësishme të përkrahjes sonë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe për një të ardhme të ndritur për të gjithë Ferizajin e Kosovën.  Bashkërisht, do të punojmë për të kthyer shpresën dhe përkrahjen që ky komunitet na ka dhënë ndër vite”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy