Çka dihet deri më tani për vrasjen e Yahya Sinwarit?

by Nexhat

SHBA dhe liderë të tjerë botërorë po këmbëngulin sërish në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Ky i fundit, që besohej nga Izraeli të ishte arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit, u vra gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Hamasi ende nuk e ka komentuar vrasjen e 62-vjeçarit, shkruan cnn.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vdekja e liderit të grupit militant palestinez shënon “fillimin e ditës pa Hamasin”, por shtoi se qëllimet e luftës “ende nuk janë arritur”.

Por, çfarë dihet deri më tani?

Si u gjet dhe si u eliminua Sinwari: Ushtria izraelite publikoi një video të redaktuar, ku një dron hyn në një ndërtesë të dëmtuar teksa filmon një person – për të cilin Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se është Sinwar – shihet ulur në një karrige.

Sinwar u vra në një nga shtëpitë e vetme që ende qëndronte në ‘këmbë’ në një zonë banimi të Rafahut, sipas një analize që i ka bërë CNN-i videove dhe fotove të publikuara nga IDF. Zyrtarët izraelitë kryen teste të ADN-së dhe përdorën shënime dentare për të konfirmuar identitetin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy