Në emisionin EURO n’T7 janë paraqitur dhe analizuar të dhëna dhe fakte konkrete ekskluzivisht për nevoja të emisionit rreth realizimit të premtimeve katë r vjecare të qeverisë Kurti.
Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti duke analizuar premtimet nga programi qeverisës ka thënë se mbi 90% e premtimeve të qeverisë aktuale në fushën e ekonomisë nuk janë realizuar.
Sipas tij përjashtimisht mund të ketë ndonjë që është realizuar në tërësi apo ka filluar por që pjesa më e madhe ka mbetur vetëm premtim.
“Nuk ka veprime qeveritare konkrete që tregojnë se qeveria aktuale është marr me premtimin e parë ekonomik të tyre që ishte qasja e shumë e volitshme në financa për biznese, veprimi i fundit ka qenë në vitin 2016 kur kryeministër ishte Isa Mustafa por edhe pse ishte ndër premtimet e para të programit të tyre i njeti nuk është adresuar fare, përkundrazi ka përkeqësim ose vështërsi në qasje në financa të bizneseve”, ka thënë Hoti.
Deputeti Hoti ka thënë se janë dy premtime që megjithatë ka pasur lëvizje tek efiqienca e energjisë ku janë mbështetur disa biznese por nuk është se ka kalim radikal të bizneseve dhe ekonomive familjare për përdorim të energjisë efiqiente dhe poashtu ka filluar të adresohet edhe përkrahja për gratë .
“Ka pasur disa skema të caktuara ku janë mbë shtetur të rinjët dhe gratë për punësim por nuk është që ka rritje të grave dhe rinjë ve në pjesë marrje në tregun e punës”, ka shtuar ish kryeministri Hoti.
Ndryshe një tjetë r premtim madhor që nuk ë shtë pë rmbushur sipas Hotit ë shtë edhe shuarja e AKP e që sipas tij nuk ka asnjë iniciativë pë r shuarjen e AKP-së , përkudrazi gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur valë të shitjeve nga ana e tyre