Hoti thotë se Qeveria abuzoi me buxhetin e shtetit

by Nexhat

Nëemisionin EURO n’T7 janë paraqitur dhe analizuar të dhëna dhe fakte konkrete ekskluzivisht për nevoja të emisionit rreth realizimit të premtimeve katër vjecare të qeverisë Kurti.

Investimet kapitale të cilat janë indikatori kryesor i rritjes ekonomike ka rënë në nivelin e vitit 2017, ku buxheti ishte 1.8 miliard e investimet kapitale 349 mln, derisa në vitin 2023 buxheti ishte 2.9 miliard e investimet 348 milionë euro.

“Investimet kapitale janë forma më efikase e kthimit të buxhetit tek qytetari duke investuar në rrugë, hekurudha. Buxheti është rrritur për më shumë se një miliard euro derisa investimet kapitale ka shënuar rënie, si psh në vitin 2015 buxheti ishte 1.6 miliard e investimet kapitale 289 milion, e në vitin 2022 ku buxheti ishte dy miliard më i madh se në vitin 2015 e investimet kapitale për 14 milion me pak ose 275 milion euro. Kjo e shpjegon në mënyrë të qartë abuzimin e madh të kësaj qeverie me buxhetin e shtetit”, ka shtuar Hoti.

Ndërsa një fakt tjetër tronditës që është nxjerr nga vjetari i të dhënave statistikore të vitit 2024 tregon se për më shumë se katër vjetër të qeverisjes janë shtruar vetëm 2 km rrugë të reja me asfalt.

“Në bazë të të dhënave nga vjetari i të dhënave statistikore të Agjencionit të Statistikave të Kosovës në vitin 2019 gjatësia e rrugëve të shtruara në Kosovë ka qenë 2432 km ndërsa në vitin 2023 janë 2434 km rrugë, apo për gjitha këto vite janë shtruar vetëm 2 km rrugë të reja, janë statistika zyrtare nuk janë të mijat apo të kolegëve të mijë. Pra 2km rrugë për katër vite kjo është e puna e tyre”, ka pohuar ish kryeministri Hoti.

Si fakt shqetësues sipas deputeti të LDK-së është rritje e dhënies së avancave për fillimin e realizimit të projekteve kapitale, ku nga 1.4 milion sa ishte në viti 2016, shkoi në 88 milion në vitin 2022 dhe në 60 milion në vitin 2023.

Për deputetin Hoti këtu ka shumë dyshime për keqpërdorim të buxhetit të vendit sepse nuk ka asnjë arsye që avancet të rriten në mënyrë drastike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy