I riu shqiptar kapet me 25 kg kokainë në Belgjikë, dyshimet ndaj tij linden pas sjelljeve arrogante

by engel

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia belge pasi u kap me 13 kg kokainë. I riu shqiptar tërhoqi vëmendjen e një ekipi patrullimi në Tangent (B101) në Mechelen, pasi bëri lëvizje të dyshimta me automjetin e tij, të cilat shkaktuan konfuzion për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Destinacioni i tij doli të ishte një dyqan në Nekkerspoelstraat, ku bleu tetë çanta shpine. I riu shqiptar ka rënë në sytë e policisë të cilat e kanë ndjekur në rrugëtimin e tij deri në Ixelles, ku shoferi parkoi automjetin e tij. Pak minuta më vonë atij iu bashkua një burrë i cili la një çantë sportive në makinë.

Në këtë rast ka ndërhyrë policia të cilët gjatë kontrollit në çantën sportive u gjetën një sërë pakosh me kokaine me peshë totale mbi 13 kilogramë. 25-vjecari shqiptar është vënë në dispozicion të prokurorisë publike, ndërsa droga dhe automjeti janë sekuestruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy