O’Brien për Marrëveshjet dhe Asociacionin: Obligimi ekziston nga viti 2015, s’mund të premtoj afat, po punojmë

by Nexhat

Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit James O’Brien gjatë një interviste në Beograd ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë -Serbi dhe themelimin e Asoacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate.  Ai tha se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese  dhe se është e rëndësishme që të arrihet progres edhe para se të themelohet asociacioni.

“Ky obligim ekziston nga viti 2015, atëherë për herë të parë janë nënshkruar këto obligime ne po vazhdojmë të punojmë për këtë. Nuk mund të premtojë asnjë afat, por më e rëndësishmja është që njerëzit, serbët që jetojnë në Kosovë ta kenë mundësinë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë” ka theksuar ai.

I pyetur rreth progresit në dialog, O’Brien ka thënë se ekziston edhe pjesa  e kontakteve direkte për ta shtyrë procesin përpara.

“E kemi takuar edhe z.Petkoviq dhe mbrëmë edhe më të kemi folur për disa tema që lidhen me dialogun dhe dua të them diçka për të cilën Presidenti (Vuçiq), ka folur me ne , është pjesa formale e dialogut si dhe ka mënyrë për të ecur përpara në dialog me kontakte direkte. SHBA’të nuk janë një hapësirë ku zhvillohet dialogu por jemi shumë aktivë që në terren të ketë përparim dua t’ju japë një shembull: kemi parë se NATO është përforcuar dhe ka shtuar aktivitetet në Veri që shërben për mbrojtjen e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve, kjo ndodhë jashtë dialogut formal por është shumë e rëndësishme që të krijohen kushtet për përparim” ka theksuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy