U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

by Nexhat

Gjatë ditës qarkulloi lajmi se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve. Lidhur me “hetimin”, ministri Aliu tha se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, por thekson se për çdo dyshim apo hetim është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai shton se angazhohet çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre.

banner

Reagimi i tij i plotë:

Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy