Gazetarët e pyesin për “progresin” në bisedime, Kurti: Jo për besë, ne kemi marrëveshje tani, jo vetëm dialog

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët mbi “progresin e dialogut”, por ai tha tha se me Serbinë ka marrëveshje dhe jo vetëm bisedime.

“Për besë, ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha Kurti shkurt derisa po dilte nga Biblioteka Kombëtare.

banner

Mbi përparimin në dialog, Kurti dje ka folur me ndihmëssekretarin amerikan e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dje në një takim në zyren e tij.

Ndërkaq, më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, kishte thënë për Gazetën Express se në fokus të këtyre diskutimeve do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tha se pala kosovare do të vazhdojë të jetë konstruktive.

“Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit. Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, ka thënë ai.

Formati i takimeve do të varet nga diskutimet atje. Megjithatë, herën e fundit kur Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe, ishin në Bruksel nuk pati takim trepalësh më 17 shtator kur u zhvilluan takimet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy