Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të VV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime

by Nexhat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovoës (LDK), Anton Quni ka thënë pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij.

Sipas Qunit, bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun.

”Ka biseda, relacione, ka bisedime nga autoritetet e LDK-së me disa deputetë që deri tani kanë qenë brenda GP të VV-së por si do të jetë epilogue mbetet me u pa. Por, është e vërtetë që ka interesim të madh me ju bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Quni është pyetur edhe për mundësinë e një kolaicioni pas zgjedhor.

”Kjo temë nuk është hap fare, as në rend ditë s’ka qenë as në agjendë. Por, po flas si anëtar, unë do të preferoja që ajo parti që është e gatshme  me përkrahë, me promovu me mbështet programin qeverisës së LDK-së pa kushte, mendoj se i plotëson kushtet me qenë në partneritet me LDK-në. Unë besoj që ky është programi që i ofron përspektivë Kosovës, përspektivë në rikthimin e marrëdhenieve të mira në rrafshin diplomatik me partnerët tanë. Për hapjen e procesece euroatlantike dhe për të gjitha ato që shprehen shqetësime në rrafshin ekonomik, arsim, shërbimet shëndetësore, kulturore e të tjera”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy