Disa studentë të universitetit paralel të Mitrovicës protestojnë në heshtje me ngjitës në gojë – arsyeja s’dihet

by Nexhat

Disa studentë të universitet paralel në veri të Mitrovicës kanë protestuar sot duke ecur në qytet dhe me gojë të mbyllura me ngjitës.

Siç raporton mediumi lokal në gjuhën serbe “KoSSev”, studentët u mblodhën në orën 12:44 dhe nuk dihet arsyeja e daljes e protestës e cila as nuk ishte paralajmëruar.

“Këtë informacion nuk e morëm as nga vetë studentët. Ata erdhën në mensën e studentëve me ngjitës në gojë, duke refuzuar kështu të flasin për mediat”, ka shkruar KoSSev.

“Ne heshtim”, përsërisin ata.

Ky medium thotë se sa herë protestuesit panë ndonjë pjesëtar të Policisë së Kosovës, qoftë automjet apo polic në rrugë, ata ngrinin indekset e tyre të cilët i mbanin në duar gjatë gjithë kohës.

Në heshtje, ata u nisën që andej në shëtitoren e qytetit, shkuan në fund dhe pastaj u kthyen. Ata u përshëndetën nga kafenetë lokale.

Nga shëtitorja kanë shkuar menjëherë në komisariat, kanë kaluar pranë tij dhe janë kthyer në konviktet e studentëve ku janë shpërndarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy