Ismaili takon zëvendësndihmës-sekretarin e Thesarit të SHBA-së

by Nexhat

Në kuadër të qëndrimit për takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington DC, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Ahmet Ismaili, u prit në Departamentin e Thesarit të SHBA nga zëvendësndihmës- sekretari,  Luyen Tran. Takimi konfirmoi partneritetin e fortë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Departamentit të Thesarit Amerikan.

Sipas njoftimit, në fjalën e tij, guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Thesarit të SHBA-së, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Për më tepër, Guvernatori Ismaili vlerësoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për Asistencë Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së në ndërtimin e një banke qendrore të fortë dhe të qëndrueshme për Kosovën, duke theksuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar funksionet dhe kapacitetet kyçe të BQK-së.

banner

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka qenë thelbësor për përparimin e misionit dhe kapacitetit tonë”, tha Guvernatori Ismaili. “Mbështetja juaj ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e sistemit financiar të Kosovës, duke siguruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare”, ka thënë Ismaili.

Guvernatori Ismaili theksoi se ky bashkëpunim ka qenë vendimtar në disa fusha, duke përfshirë përmirësimin e kornizës qeverisëse, rritjen e mbikëqyrjes rregullatore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar. Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e BQK-së për të ruajtur një partneritet të ngushtë me Thesarin e SHBA-së, ndërsa vazhdon të ndjekin iniciativa që do të sigurojnë rritje ekonomike dhe stabilitet financiar në Kosovë.

“Ky takim shërbeu si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet BQK-së dhe Thesarit të SHBA”, thuhet në njoftim.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të nxitur një sektor financiar të fortë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me një vizion në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy