Komandanti i ri i KFOR’it shkoi në Beograd për takimin e parë me Mojsiloviq

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në Beograd.

Për këtë takim ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, e cila në komunikatë tha se Mojsiloviq ka kërkuar që forcat ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme dhe të paanshme të zbatojnë mandatin e tyre dhe “mbi të gjitha, të mbrojë serbët dhe trashëgiminë fetare, kulturore dhe historike serbe” në Kosovë.

banner

Mojsiloviq, siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, ka thënë se “në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marrëveshjen Ushtarako-Teknike dhe marrëveshjet tjera të nënshkruara, KFOR-i është i vetmi formacion legjitim i armatosur në Kosovë”, shkruan Danas.

“Mojsiloviq ka theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme dhe se kërcënimi më i madh për sigurinë është nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, të cilat synojnë ndryshimin e strukturës etnike në veri të Krahinës”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe.

Sipas njoftimit, Mojsiloviq “shprehu pritjen që gjatë mandatit të tij në krye të Forcave të Sigurisë Ndërkombëtare, bashkëpunimi i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe KFOR-it të jetë profesional dhe në funksion të ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy