Sulmi në Ankara, tre të vrarë dhe 14 të plagosur

by Nexhat

Tre njerëz janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur të mërkurën, si pasojë e një sulmi në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya nuk dha më shumë hollësi rreth sulmit në TUSAS, e cila është kompani në pronësi të shtetit turk, në periferi të kryeqytetit Ankara.

Nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi.

Televizioni privat NTV raportoi se grup sulmuesish mbërritën në hyrje të ndërtesës së kompanisë me një taksi dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës.

NTV-ja raportoi se të shtënat me armë brenda ndërtesës vazhduan dhe se disa punonjës mund të jenë marrë peng. /REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy