Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë – terrorizmi dhe dhuna s’kanë vend

by Nexhat

Pasditen e sotme, në Ankara të Turqisë është raportuar për një sulm, të cilin autoritetet atje e cilësuan si terrorist. Nga ky sulm në ambientet e agjencisë shtetërore turke të aviacionit të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, raportohet të kenë mbetur katër persona dhe dy nga sulmuesit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjeve të të prekurve.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave”, u shpreh Osmani në X.

Osmani theksoi se “terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se deri më tani janë katër viktima nga ky sulm, ndërsa edhe dy prej sulmuesve raportohet të jenë vrarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy