Avokati Tomë Gashi tha se në Kuvendin e Kosovës është votuar lehtësisht Gjykata Speciale në vitin 2015 dhe kësisoj asnjë qeveri nuk mund ta ndalë punën e saj.
Ai Gjykatën Speciale e quajti “gjykatë mashtruese”.
Sipas tij “asnjë pjesëtar i UÇK-së prej Hashim Thaçit deri te ushtari i fundit që ka me shku në Gjykatën Speciale, kurrë për jetë nuk ka me qenë i akuzuar për trafikim të organeve njerëzore, por ne na mashtruan”, tha avokati Gashi për Gjykatën Speciale.
“Kjo Gjykatë kriminale, antishqiptare, që i gjykon vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është faktikisht diçka që ne lehtësisht ja kemi leju vetëvetes me 2 gusht 2015…”, tha Gashi në Pressing.
“Asnjë qeveri nuk mundet me bo juridikisht me ndalë punën e Gjykatës Speciale”, u shpreh Gashi.