Nis seanca për “skandalet në KEK”, deputetët e VV’së s’marrin pjesë – kjo është projektrezoluta që do të votohet

by Nexhat

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës. As në këtë seancë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë. Për dallim nga dy seancat e kaluara, Kryeparlamentari Glauk Konjufca është parë në sallë, .

Në këtë seancë, LDK do të prezantojë një Projekt-Rezolutë, përmes së cilës kërkohet hetim për ndërhyrjet e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen në KEK, për dhënien e tenderëve, tregëtinë e energjisë dhe proceset e punësimit.

banner

Kuvendi me këtë projektrezolutë kërkon që të hetohet edhe “roli dhe ndikimi i jashtëligjshëm i Dejona Mihalit në menaxhimin dhe vendimarrjen në KEK”.

Më poshtë gjeni tekstin se çka përmban kjo rezolutë:

Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente qe te vazhdojë hetimet e plota dhe te thelluara per skandalet ne KEK, duke perfshire keqmenaxhimin e tenderëve njeburimore dhe mungesën e konkurrences ne prokurimin publik. Te gjitha shkeljet e konstatuara te ndiqen penalisht.

Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosoves dhe Bordi i KEK që te raportojne për kontratat e shitblerjes se energjise gjate periudhes 2021-2024, duke perfshire kushtet e favorshme per palët e treta dhe ndikimin ne financat publike. Kuvendi obligon organet perkatese qe te rishikojne keto kontrata per te mbrojtur interesin publik dhe te ndjekin çdo parregullsi.

Kuvendi kerkon nga autoritetet kompetente te hetojë nderhyrjet e personave te paautorizuar ne menaxhimin dhe vendimmarjen ne KEK, veçanerisht ne lidhje me dhenien e tenderëve, tregtine e energjise dhe proceset e punësimit. Tê merren masa konkrete per te ndaluar nderhyrjet e paligishme dhe per te siguruar nje menaxhim transparent dhe te pavarur ne KEK.

Kuvendi kerkon nje hetim te plote per rolin e Dejona Mihalit dhe çdo personi tjeter që ka ushtruar ndikim te jashteligishem ne menaxhimin e KEK dhe proceset e rekrutimit, duke perfshire punesimet e jashteligjshme.

Kuvendi e obligon Bordin e KEK dhe institucionet pergjegjëse pë r menaxhimin e energjisë që te rrisin transparencën në te gjitha proceset e prokurimit dhe tregtise së energjise, duke përfshire publikimin e kontratave dhe raportimin e detajuar mbi performancën financiare dhe operacionale.

Kuvendi rekomandon që Qeveria e Kosovës te marrë masa për permirësimin e qeverisjes në KEK, duke emëruar nje bord te pavarur dhe profesionist, me qellim qe te sigurohet funksionimi efikas dhe i pérgiegishëm i ndermarrjes.

Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK qe të raportojné çdo tre muaj për situatën në KEK, përfshirë masat e marra për permirësimin e menaxhimit, prokurimit dhe transparences në ndermarrje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy