ARC-ja demanton lajmin e mediave serbe për heqjen e “Mitrovica e Veriut” nga dokumentet e identifikimit

by Nexhat

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), demanton lajmin e publikuar në mediat serbe se është hequr nga dokumentet e identifikimit për qytetarët e veriut vendbanimi “Mitrovica e Veriut”, ndërsa dokumentet po ju shkruan vetëm Mitrovica.

ARC-ja ka sqaruar se anjëherë, në asnjë mënyrë nuk ka shkelur të drejtat e asjë komuniteti në procedurën e registrimit dhe pajisjes me dokumente personale.

“Reagim sgarues ndaj lajmit tê dates 24.10.2024, ndaj portalit “KoSSev” reth lëshimit të leternjoftimeve per qytetarët e Kosovës, konkretisht për qytetarët e Komunës së Mitrovicës Veriore.

Agjencia e Registrimit Civil dëshiron t’i sqaroje opinionin publik se, anjëherë, në asnjë mënyrë nuk ka shkelur të drejtat e asjë komuniteti në procedurën e registrimit dhe pajisjes me dokumente personale.

“Ju konfirmojmë se, leternjoftimi i Republikes se Kosovës leshohen sipas procedurave të regullta ligjore, në mënyrë unike, pa dallime, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të Komunave Veriore. Andaj, përmes këtij reagimi, ju sigurojmë se letërnjoftimi i lëshuar nga qendrat përkatëse për pajisje me dokumente, përmban adresën e vendbanimit të deklaruar nga vetë qytetari i Republikës së Kosovës në Zyrën përkatëse të Gjendjes Civile”, thuhet në njoftimin e  ARC-së.

PO ashtu në këtë reagim nga ARC-ja janë dhënë disa sqarime : Nëse një qytetar, me vendbanim në Komune të Mitrovicës veriore, ka të regjistruar vendbanimin në po të njëjtën Komunë, përkatësisht në Zyrën e Gjendjes Civile, me rastin e pajisjes me letërjoftim të Republikës së Kosovës, leternjoftimi i lëshohet me adresën përkatëse të deklaruar nga vetë qytetari ne Zyrën e Gendjes Civile, e cila funksion në kuadër të kompetencave të Komunës.

 “Sa i përket të dhënave që paraqiten në leternjoftim, të dhënat, si: vendlindja dhe vendbanimi, janë të dhëna të cilat merren (thirren) direkt nga Sistemi Elektronik i Gjendjes Civile. Vlen të theksohet se, jo vetem për Mitrovicën Veriore, por për të gjitha Komunat në Republikën e Kosovës, këto të dhëna paraqiten mbi bazën e të dhënave që merren përmes sistemeve elektronike, përkatesisht nga Sistemi Elektronik i Gendjes Civile”, thuhet në njoftimin e ARC-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy