Skandali i Ministrisë së Jashtme: Raportohet se kanë humbur 400 pasaporta të mërgimtarëve gjatë transportit

by Nexhat

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërprerë kontratën me firmën “AL DUSHI SH.P.K” pasi kjo e fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara.

Në arsyetimin e MPJD për shkëputje të kontratës janë numëruar një numër parregullsish, përfshirë edhe dëmtimin e disa zarfeve me dokumentacione.

 Gjithashtu përmendet edhe fakti që 406 pasaporta, 165 leternjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie s’kanë arritur në destinacione.

Për pasaportat që evidentohen në këtë dokument të MPJD si dokumentacion që s’ka arritur ende në adresat e destinuara, Gazeta Metro raporton se të njëjtat kanë humbur

Këto mbi 400 pasaporta kishin pasur destinim 12 vende të huaja ku jetojnë shtetasit kosovar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy