Nesër takimi me emigrantët në SHBA, Edi Rama: E drejta e çdo shqiptari të zgjedhë qeverisjen aty ku banon

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Neë York aty ku nesër do të zhvillojë takimin me shqiptarët që jetojnë në SHBA në vijim të turit për diasporën.

Sot Rama shkruan se ky është i pari takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të votuar për udhëheqësit e Shqipërisë.

banner

“Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

“Pasnesër, e shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheu”, shton ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy