“Te telefoni i Monikës do gjeni peshkun e madh të inceneratorëve”, Lefter Koka “shpërthen” në Apelin e Posaçëm: Copëzuat çështjen që të më dënoni sa më shumë

by Nexhat

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. Koka është shprehur se nuk është ai “peshku i madh” dhe se nuk duhej të ishte dënuar për korrupsion

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Lefter Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Ai ka thënë se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ish-ministri i Mjedisit e mohon

Duke vijuar akuzat, Lefter Koka ka deklaruar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh” i inceneratorëve.

Lefter Koka në gjyq: Nuk jam unë “peshku i madh” dhe nuk mund të më dënoni për korrupsion. Ju e copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë. Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh…

Lefter Koka u dënua me 10 vjet burg, i konvertuar në 6.8 vite heje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar për krijimin e skemave mashtruese me faturat fiktive, për inceneratorin e Fierit. SPAK akuzon Kokën për abuzim me rreth 4 mln euro. Ish-ministri sipas SPAK, përfitoi në mënyrë të parregullt shuma të ndryshme monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare. Ai u lirua nga akuzat sa i takon djegësit të Elbasanit.

Për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy