Berisha njofton | Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, vrasësi i Agonis Tetaj në Deçan

by engel

Avokati i Shaban Gogaj, Besnik Berisha ka shkruar në facebook dhe ka njoftuar opinonin se Shaban Gogaj vrasësi i Agonis Tetaj në Deçan, është liruar nga burgu i Dubravës me vendim të Gjykates Supreme.

Ndër të tjera avokati Berisha ka thënë se vrasja e Agonis Tetaj ishte një fatkeqësi që goditi dy familje dhe është dhimbje e gavruar në shpirtin e Shabanit!

Kujtojmë se para dy viteve, Shaban Gogaj ishte dënuar me shtatë vite e gjashtë muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, e jo për vrasje të rëndë, ashtu siç e akuzonte Prokuroria, me ndryshim të veprës penale.

Postimi i plotë:
Meqe kam thirrje e mesazhe te shumta per te konfirmuar nese Shaban Gogaj eshte liru nga burgu, per korrektesi, ndonese nuk e kisha ndermend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem per kete vendim, pergjigja eshte PO, Shaban Gogaj eshte liru dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij eshte bere me vendim te Gjykates Supreme.
Ashtu sic e kam thene nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua perfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe per kete verdikt final u shpreh drejtesia.
Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj.
Agonis Tetaj eshte i gavruar ne mendjen dhe shpirtin e Shabanit perjetesisht!
Zoti e forcofte dhe e bekofte familjen e tij!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy