Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kujtuar jetën, veprën dhe kontributin e tij në organizimin e rezistencës së armatosur për çlirimin e Kosovës.
Përmes një postimi, Haxhiu ka vlerësuar guximin dhe përkushtimin e Pajazitit, duke e cilësuar atë si njërin prej pararendësve të luftës çlirimtare dhe themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Ajo ka rikujtuar se Zahiri, që në moshë të re, e lidhi fatin e tij me lirinë e Kosovës, duke kaluar vazhdimisht kufirin për të organizuar dhe përgatitur luftëtarë të rinj. Së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ai ndërmori aksionet e para çlirimtare kundër forcave policore serbe
Haxhiu ka përmendur edhe rënien heroike të Zahir Pajazitit, më 31 janar 1997, në hyrje të fshatit Pestovë, ku së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë në përballje me policinë serbe.
Sipas saj, rënia e tyre u bë frymëzim për qindra të rinj e të reja që iu bashkuan radhëve të UÇK-së, ndërsa përpjekja e nisur nga ata u vazhdua nga mijëra luftëtarë deri në çlirimin e Kosovës.
“Emri dhe vepra e tij mbeten pjesë e pandarë e historisë sonë”, ka shkruar Haxhiu në postimin e saj.
Postimi i plotë:

