Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe profesional

by Nexhat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.

Sipas një njoftimi në faqen e FSK-së në Facebook, takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

Garffer falënderoi Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së.

Në fund të takimit gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy