Kurti pyetet për draftin e Asociacionit, jep këtë përgjigje: Kryeministrat s’bëjnë Asociacion

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se para ndërkombëtarëve ka shprehur gatishmërinë për të shkruar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se për këtë është refuzuar.

Ai gjithashtu tha se meqenëse Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, duke shtuar se kjo duhet të vijë nga komunat.

banner

“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë e kështu me radhë. Ne tanimë e kemi një asociacion të komunave. Nëse dikush e dëshiron edhe një asociacion tjetër atëherë kjo duhet të vijë nga komunat. Nuk formon kryeministri e as nuk i themelon ato. Është në kuptimin e nocionit asociacion liria e asociimit, jo imponimi i asociimit. Nëse kryeministri do të themelonte një asociacion të komunave ky do të ishte imponim Ky do të ishte një imponim ndaj komunave, asociimi është liri, është e drejtë. Këtë se bëj dot unë aq më pak ndonjë shtet fqinj që mund të ketë pretendime të tilla”, ka thënë Kurti në konferencën e sotme,

Kurti tha se për këtë e kanë Marrëveshjen Bazike, për të cilën tha se Serbia e shkel çdo ditë nenin ku thuhet se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën përkatëse në arenën ndërkombëtare.

Ai tha po ashtu se është shkelje e neneve të marrëveshjeve detyrimi i serbëve të Kosovës nga Serbia që të japin dorëheqje nga institucionet kosovare.

“Marrëveshja Bazike është para se gjithash dhe mbi të gjitha. Unë kam kërkuar që atë ta nënshkruajmë sepse është paketa ku gjithçka mund të vendoset e jo të nxjerrësh diçka nga paketa e ta shkatërrosh paketën. Atë s’e lejoj”.

Duke folur për draftin e shkruar nga Ekipi Menaxhues, për të cilin tha se ishte më keq se Republika Srpska dhe se këtë “e panë e dhe ndërmjetësit”, Kurti tha se “po bindën faktorët ndërkombëtarë se këtë mund ta trajtojmë vetëm si çështje të brendshme të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy