Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me projektbuxhetin për vitin 2025 do të rritet sasia e koeficientit për njësi për secilin punëtor në sektorin publik.
“Me projektbuxhetin 2025, parashihet të rritet sasia e koeficientit për njësi për secilin punëtor në sektorin publik. Rritja e sasisë së koeficientit për njësi do të jetë 0.5 në janar 2025 dhe 0.5 në korrik 2025.”
VV ka thënë se dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.6.
“Shembull: Dikush që e ka koeficientin (5.6) në janar i bëhet (6.1) kurse në korrik (6.6). Pra, për 55 euro në janar dhe për 55 euro të tjera në korrik, duke mbrri shumën totale prej 110 euro për secilin punëtor në sektorin publik.”