51
Opinionisti Avni Arifi, thotë se rritja e pagave me 50 euro para zgjedhjeve, është njësoj sikur blerja e votave.
“Dallimi mes një parti politike që në ditën e zgjedhjeve me u dhënë nga 50 euro për të votuar për të, dhe mes qeverisë që një muaj para zgjedhjeve i rrit pagat me 50 euro, nuk shoh dallim të madh. Kjo për mua është vjedhje e votës”, u shpreh ai.
“Dallim nuk ka. Sa i përket ligjshmërisë është diçka tjetër, por në etikë dhe në moral nuk ka”, shtoi Arifi në “Rubikon” të Klan Kosovës