Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur konferencë për media për kundërshtimin e thirrjes për mbledhjen e Komisionit nga kryetarja Ganimete Musliu.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, tha se thirrja e kësaj mbledhjeje për të raportuar drejtori i AKI-së Petrit Ajeti është e kundërligjshme.
Madje ai tha se ata nuk e kanë ditur arsyeje e thirrjes së mbledhjes, duke shtuar se këto metoda të përdoruara nga Musliu po e cenojnë dhe denigrojnë pozicionin e Agjencisë.
“Siç e kuptuam nga ajo përpjekje për ta mbajtur atë mbledhje dhe pati tendenca për ta tejkaluar kompetencat e Komisionit tonë, veçanti me cenuar dhe denigruar pozicionin e Agjencisë, këtë rast përmes numrit të vogël të deputetëve që nuk treguan se kush janë thirrësit”.
“Konsiderojmë çdo përpjekje siç edhe po ndodh duke e keqpërdorur kryetarja e Komisionit përpjekjen me dëmtuar ose me qenë cak individi ose vetë drejtori i Agjencisë, për neve janë të papranueshme dhe do të shohim metodat dhe arsyet ligjore përse kryetarja e ka ftuar një mbledhje të parregullt”.