Shkon në 95 numri i të vdekurve në Spanjë nga vërshimet

by Nexhat

Ka  shkuar në 95 numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Spanjë.

Nga këto viktima 92 janë vetëm në Valencia

Dy vdekje të tjera ishin në Castilla-La Mancha dhe tjetra ishte në Malaga – 71-vjeçari britanik, vdekja e të cilit u raportua nga presidenti i qeverisë Andaluziane.

Përpjekjet e shpëtimit janë në kërkim të shumë personave të cilët janë raportuar të zhdukur,

Shiu ka shkaktuar kaos, ka rrëzuar ura dhe ka tërhequr mijëra makina.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e motit në Spanjë  – AEMET ka ndezur alarmin e kuq në rajonin e Valencias dhe nivelin e dytë më të lartë të alarmit në pjesë të Andaluzisë, shkruan BBC.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy